Ndaj Liverpoolit Inzaghi duhet të përballet pa Barella, Vidal nuk është bindës

Inter do të ndeshet ndaj Liverpoolit javën tjetër dhe problemi kryesor i Inzaghit është zëvendësimi i Barellës.

Mesfushori italian është kryesori i mesfushës zikaltër por ai do të mungojë ndaj ndeshjeve me Liverpoolin, arsyeja është se ai u ndëshkua me kartonin e kuq herën e fundit ndaj Real Madrid pas një veprimi antisportiv kundrejt Militaos.

Opsioni i parë për ta zëvendësuar është Vidal, por kiliani nuk është aq bindes pasi forma e tij në fazën e parë nuk është njësoj me atë tani.

Inzaghi po shikon nga Galiardini dhe Vecino, por dihet që asnjëri nuk do e mbulojë këtë pozicion më mirë se Barella./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 11.02.2022 11:31