Marcelo Brozovic, maratonisti që pi duhan

Me Luka Modric dhe Mateo Kovacic, ata përbëjnë ndoshta qendrën më të kompletuar në Botëror.

Asi i Interit në ndeshjen e Kroacisë ndaj Japonisë ka thyer rekordin e tij kilometra në një ndeshje të turneut.

Mesfushori 30-vjeçar përshkoi një distancë prej 16.7 kilometra në kohën e rregullt dhe shtesë. Në vitin 2018, në gjysmëfinalen kundër Anglisë që shkoi edhe në kohë shtesë Brozovic kishte bërë 16.3 kilometra.

E megjithatë, Brozovic është një makinë e palodhur në qendër të fushës, edhe pse ai është, edhe herë pas here, duhanpirës. Vetëm disa orë para se Kroacia të eliminohej nga Spanja në kohën shtesë për 1/16 e fundit të Euro 2021, ai u kap duke blerë paketa cigaresh, një veprim që u kritikua shumë në atë kohë.

Dhe nuk ishte hera e vetme. Në maj, pasi mundi Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, ai nuk ngurroi të fotografohej në dhomën e zhveshjes duke pirë duhan me portierin e tretë të skuadrës, Alex Kordac. Në fakt, Raja Nainggolan, i cili nuk ka ngurruar të pijë duhan edhe në stolin e skuadrës së tij gjatë një ndeshje, e kishte pyetur në një postimin përkatës “A pi duhan?”, me Brozovic duke u përgjigjur ” Ndonjëherë, po”.

Në përgjithësi, Brozovic nuk është një djalë i zakonshëm. Në vitin 2020, ai u arrestua dhe iu hoq patenta për muaj të tërë, kur u konstatua se drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa Dejan Lovren zbuloi se para finales së Kupës së Botës 2018 kishte ngrënë dy kilogramë sallam, dy briosh dhe kishte pirë shumë pije joalkoolike.

Por pavarësisht abuzimeve të tij, ai vazhdon të mos lodhet kurrë. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2022 10:33