Thaçi: "Misioni i Ri" do shkojë deri në fund
Pëlqej
Hashim Thaçi është gëzuar sot lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e hodhi poshtë zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar parlamenti.

"Sot, Gjykata Kushtetuese tha fjalën e vet për rrjedhën e seancës konstituive të datës 17 korrik 2014 dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit. Kosova ka vënë edhe praktikën e pranimit të vendimeve të institucioneve gjegjëse prandaj presim që të gjitha palët do ta pranojnë edhe këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese", ka shruar Thaçi në Facebook.

Thaçi shton se PDK-ja si prijëse e proceseve shtetformuese, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të fillojë të implementojë “Misonin e Ri” për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori