Thaçi mirëpret vendimin e parlamentit
Pëlqej
Parlamenti i Kosovës
Vendimi i parlamentit ishte vendim kushtetues, tha kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pak minuta pasi Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr prej tij. Ai tha se votimi i sotëm ishte votim për Kosovën, i cili do të vë në sprovë veprime dhe vendime të tjera institucionet dhe spektrin politik kosovar.

“Shpresoj se pavarësisht përkatësisë partiake, të bashkuar do ta kalojmë edhe këtë sfidë me qëllim të konsolidimit të shtetit demokratik dhe multietnik”.

I pyetur se a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor, apo do të priten zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 13 shkurt, kryeministri tha se për këtë është kompetent presidenti i Republikës.

Ndërsa i pyetur se pse PDK-ja votoi të shkarkojë vetveten nga pushteti, Thaçi tha se votimi i sotëm ishte votim për nxjerrjen e vendit nga kriza institucionale e shkaktuar me daljen e LDK-së nga koalicioni qeverisës. (albeu.com)
Shtuar më 02/11/2010, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori