Thaçi merr titullin “Mirënjohje të Artë” nga luftëtarët shqiptarë në Kroaci
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëkohësisht dhe Ministrër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është dekoruar nga Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë me “Mirënjohje të Artë”.

Ky është një titull që Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë, ja ka dhënë Thaçit, me motivacionin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, formimin e institucioneve demokratike dhe politikën paqësore në rajon.

Thaçi gjatë takimit me luftëtarët shqiptarë dhe kryetarin e Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci, Esat Çollakun, theksoi se Kroacia dhe Kosova kanë kultivuar gjithnjë marrëdhënie të mira.

“Jam i privilegjuar të jem me njerëzit që dhanë shumë për çlirimin e Kroacisë, por edhe për çlirimin e Kosovës dhe promovimin e afirmimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë. Keni qëndruar të bashkuar, pa dallime, në shërbim të afirmimit të shqiptarëve. Kujtoni ku ishim para 16 viteve. Kosova nën gjenocid, Shqipëria e parespektuar, shqiptarët të diskriminuar në rajon. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të fuqishëm, Shqipëria tashmë është në NATO dhe në rrugë për në BE. Kosova është shtet i pakthyeshëm dhe në rrugë të sigurt euroatlantike”, tha zëvendëskryeministri Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori