Thaçi, me trup në Berlin, me mendje në Kosovë
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, paçka se ndodhet në Berlin, duket se e shqetëson situata politike në Kosovë.

Ai e konsideron të rëndësisë së veçantë konferencën që u mbajt në Berlin, ndërsa theksoi se shteti gjerman e vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Thaçi përmendi edhe projektin për autostradën Nish-Prishtinë, si një projekt që ka rëndësi të madhe për rajonin dhe zhvillimin ekonomik të tij.

“Mund të them lirisht se ndërtimi i autostradës prej kufirit të Shqipërisë deri përtej Prishtinës mbetet synim për të vazhduar me një projekt të përbashkët me investimet apo financimin e Komisionit Evropian, nga Prishtina në drejtim të Nishi-it, që është një projekt i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë, që është në interesin edhe të gjithë rajonit. Dhe do të vazhdojmë, me projektin tashmë që ka nisur, ndërtimi i autostradës në drejtim të Shkupit” , tha Thaçi në një bisedë me RTK-në nga kryeqyteti gjerman.

Ndër çështjet që Angela Merkel cilësoi si problem për Kosovën në Konferencën për Ballkanin Perëndimor kanë qenë vazhdimi i dialogut Kosovë- Serbi, si dhe formimi i qeverisë së re në Prishtinë./albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori