Thaçi: Më 21 maj do merremi vesh me Daçiq
Beson dhe shpreson se në takimin e 21 majit që do të mbahet në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq do të arrihet një përfundim për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kështu ka thënë në mbledhjen e sotme kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ne do të jemi aktivë që kjo Marrëveshje të fillojë së implementuari sa më shpejt. Është mbështetja edhe ndërkombëtare. E di se është sfidë, por është e domosdoshme dhe nuk ka kthim prapa. Qëllimi ynë është që të punojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike. Të punojmë edhe me serbët në veri, në mënyrë që të krijojmë një rrethanë të re demokratike, të zgjidhen liderët politikë të tyre, të vazhdojmë me investime socioekonomike, me mirëqenie më të lartë”, ka deklaruar sot kryeministrimbledhjen e Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori