Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt “Traumës”

Babë e bir kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme në Gramsh.

Automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin Artan Llapushi, 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi Artan Llapushi dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

/Albeu.com/ 


Shtuar 9.07.2023 21:34