Thaçi manipuloi me ndjenjat e ushtarëve
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur të martën një fjalim të gjatë para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, sipas paralajmërimit të Presidencës, ai nuk do të jetë i fundit për këtë vit, edhe pse në adresimin e tij Thaçi preku të gjitha temat. Nuk kurseu as kritikat ndaj bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me pengesat në transformimin e ushtrisë,për Gjykatën Speciale dhe mungesën e liberalizimit të vizave. Por, sipas opozitës, presidenti “manipuloi” me ndjenjat e ushtarakëve.

Në pyetjet e “Kohës Ditore” se pse presidenti i vendit iu drejtua FSK-së e jo deputetëve të Kuvendit, për çka e obligon edhe Kushtetuta, Zyra për Informim e Presidencës ka thënë se janë në pritje të Kryesisë së Kuvendit për ta caktuar seancën e fjalimit vjetor të presidentit.
Shtuar më 07/12/2017, ora 07:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori