Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë deputetët që të punojnë së bashku për të
themeluar Gjykatën Speciale.
Në seancën e Kuvendit, ku kryeministri Mustafa është thirrur në interpelancë për Gjykatën Speciale, Thaçi ka thënë se e kaluara nuk do të
gjykohet, shkruan "KP".
“Lufta e shenjtë për liri nuk do të
gjykohet por sado e dhimbshme që të duket ne duhet të punojmë së bashku për të
themeluar Gjykatën që të hetoj pretendimet e raportit të Dik Martit dhe mos themelimi i Gjykatës mund të jetë me pasoja për shtetin tonë në arenën ndërkombëtare dhe nuk guxojmë t’i lëmë fëmijëve një mjegull dhe plot dyshime për të kaluarën tonë”, ka thënë ai.
Thaçi ka shtuar se nuk ka asgjë për të fshehur, por sipas tij alternativa është shumë e dhimbshme. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2015,
ora 12:30