Thaçi: Kush shkroi "UÇK, ISIS, Kalifati" është antishqiptar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar grafitet në Manastir të Deçanit, ku përkrah njëri-tjetrit shkruhej "UÇK, ISIS, Kalifati".

Ai shkroi në Facebook, se dora e atij që ka shkruar këto fjalë asesi nuk mund të jetë shqiptare, por vetëm antishqiptare.

“Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK. Fillimisht duhet të dënojmë një incident të tillë, sepse objekti i Manastirit të Deçanit nuk është vetëm mur, por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

Hashim Thaçi kujton në fund se UÇK-ja kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare, por vetëm për atdhe dhe për Kosovë të lirë e të pavarur. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2014, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori