Kryeministri Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje LDK-së, AAK-së dhe NISMËS që të respektojnë
vendimin e Gjykatës
Kushtetuese që të mund të formohen institucionet e reja.
“Ne në ditët e ardhshme do të ftojmë për ta konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për ta zgjedhur Qeverinë e re dhe, të jeni të bindur se menjëherë do të vazhdojmë implementimin e plotë të ‘Misionit të Ri’. Prandaj, unë pres respektim prej të gjithë spektrit politik, që ta respektojnë të gjithë, pa dallim edhe
vendimin e Gjykatës
Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të lira dhe ndërtimin e institucioneve të ardhshme”, tha Thaçi.
Kreu i qeverisë ka theksuar se askush nuk mund të cënojë rendien dhe kushtetueshmërinë e shtetit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014,
ora 18:16