Thaçi kujton Nënë Terezën
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka kujtuar humanisten e shquar shqiptare, Nënë Tereza, me rastin e 23-vjetorit të vdekjes së saj.

Sipas Thaçit, Nënë Tereza ishte e rrallë për nga cilësitë dhe nje humaniste qe e respekton sot e gjithe bota.

"Sot është dita kur Nënë Tereza, humanistja e madhe shqiptare, u nda nga jeta. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke njohur dhe vlerësuar botërisht rolin e saj të pazëvendësueshëm gjatë gjithë jetës në zbutjen e vuajtjeve njerëzore, krizave humanitare dhe për kontributin e saj në luftën kundër varfërisë gjithandej botës," shkruan Thaçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori