Thaçi kthen JAT-in serb në aeroportin "Adem Jashari"
Pëlqej
Kryeministrit Hashim Thaçi duket se po i shkon më së miri lobimi i bizneseve, ku ka pjesë edhe Serbia.

Kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe, për të cilën Hashim Thaçi tha se do të nisë fluturimet Prishtinë - Cyrih, vitin e kaluar ka blerë 49 për qind të aksioneve të Kompanisë Air Serbia, pasardhëse e JAT’it tëdikurshëm.

Marrëveshja e tyre për partneritet strategjik është arritur më 1 gusht 2013, raporton Zeri.

Në bazë të marrëveshjes aeroplanët mbajnë simbolet serbe.

Kështu që, është vet Thaçi ai i cili tashmë përuron JAT-in për Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori