WBU marrëveshje me kompaninë izraelite, reagon ambasadorja: Të rinjtë shqiptarë dhe të huaj do të marrin më shumë njohuri kibernetike

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, e ka cilësuar historike nënshkrimin e marrëveshjes me “Western Balkan University”.

Me anë të një postimi në twitter, Peleg thekson se është mjaft e lumtur që kompania israelite ka nënshkruar një marrëveshje me “Western Balkan University”, e cila është e para këtij lloji në Shqipëri.

Sipas saj në këtë universitet modern dhe bashkëkohor do të studiojnë të rinj vendas dhe të huaj të cilët do të mund të marrin më shumë njohur dhe zhvillim në profesionet kibernetike dhe më gjerë.

Urime: ??H.A.P.I nënshkrova dje një marrëveshje me #WesternBalkanUnivetsity ?‍??‍? në #Tiranë për të krijuar të parin e këtij lloji në #Shqipëri – qendër #teknike ekselence në të cilën do të studiojnë studentë, vendas dhe QA, AI, int’l, , në zhvillim, profesione kibernetike dhe më shumë”, shkruan Peleg.

Një ditë më parë Universiteti “Western Balkans” në bashkëpunim me kompaninë izraelite Gold N’ Links themeluan Qendrën e Ekselencës së Teknologjisë.

Presidenti i Universitetit  Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe përfaqësuesi i kompanisë izraelite, Noam Frank nënshkruan marrëveshjen e themelimit.

Qendra e Ekselencës së Teknologjisë synon të sjellë në Shqipëri eksperiencën më të avancuar izraelite në fushën e teknologjisë.

Ajo do të ofrojë  një sërë shërbimesh si për sektorin privat dhe për atë publik, duke filluar nga teknologjia e informacionit, siguria kibernetike, shërbime financiare dhe administrative, ekspertizë ekzekutive dhe teknike në industrinë përkatëse.

Eksperti izraelit i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, Roi Matis Shaposhnik në një intervistë për ABC tregon: Kombinimi i njohurive tona  me njerëzit e  mrekullueshëm, të rinjtë, është një mundësi e rrallë për të ndërtuar një ekosistem të tillë në Shqipëri dhe në rajon. ËBU është një pikë shumë e rëndësishme që na shtyn të përcjellim idetë dhe moton tonë, të mendosh shumë për të çuar Shqipërinë drejt së ardhmes. Ne jemi vendi më i madh në botë kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe inovacionin.  Do të kontribuojmë në sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë  dhe do të aftësohemi  për të krijuar një të ardhme pa frikë për të gjithë. “

Kompania izraelite Gold N’ Links ofron zgjidhje teknologjike dhe produkte të personalizuara për mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike si për koorporatat ashtu dhe për  institucionet qeveritare në mbarë botën.