Thaçi kritikon ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë ka dhënë një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve APA, ku ka kritikuar ashpër BE-në dhe komisionerin Hahn, për mungesë të lidershipit e cila do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit.

"Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet. Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisioneri Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore", ka thënë Thaçi.

Sipas tij, komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor, dhe se BE-ja ka gabuar duke u vendosur kritere Kosovës për liberalizimin e vizave.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor, Thaçi ka refuzuar të komentojë mbi politikat partiake. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2017, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori