Kosova në një kapitull të ri
Në fjalën mikpritëse në konferencën ndërkombëtare me titull “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, që po mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, kryeministri Thaçi është shprehur se
fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një fillim i madh për Republikën e Kosovës.


Sipas kreut të qeverisë nga sot e tutje, sfida të shumta dhe të reja do të qëndrojnë para shtetit të ri të Kosovës.



"Fundi formal i mbikëqyrjes së pavarësisë sonë e mundëson këtë. Ai mundëson që përmes këtij trajtimit të barabartë të rritet vetëdija jonë për përgjegjësitë e përbashkëta që kemi ndaj qytetarëve, ndaj fqinjësisë dhe ndaj mbarë botës demokratike. Prej sot Kosova nuk do ta ketë më Grupin Ndërkombëtarë mbikëqyrës, porse nuk do të ketë më as hapësirë për tu arsyetuar. Sukseset tona të ardhshme do të shpërblehen, porse edhe dështimet do të ndëshkohen. Jemi tepër të vetëdijshëm se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë nuk ndryshon të vërtetën e madhe, se të gjithë ne jetojmë në një botë të ndërvarur, u shpreh Thaçi.

Në vijim të fjalës së tij ai u shpreh se fakti se kufijtë shtetërorë janë vetëm marrëveshje politike dhe administrative mes shoqërive dhe popujve, gjithnjë na përkujtohet sa herë që shpërthejnë epidemitë, godasin tërmetet apo rëndojnë krizat ekonomike duke përkujtuar se sa të brishtë janë kufijtë administrativ, dhe sa të lëndueshëm janë popujt brenda tyre.

"Me realizim e plotë të pavarësisë sonë, do t’ia dalim të kuptojmë drejtë se sa të ndërvarur jemi mes vete, me fqinjësinë dhe me mbarë botën. Pikërisht prej sot e tutje duhet të rritet vetëdija jonë për atë se fatkeqësia e tjetrit nuk sjell fat tek ne dhe anasjelltas. Mbi të gjitha besoj se sot, edhe formalisht Kosova është e barabartë.
Është ky mesazhi i madh të cilin miqtë ndërkombëtar ia dhanë asaj përmes përfundimit të mbikëqyrjes. Dhe si e barabartë, duhet të vazhdoj procese të rëndësishme, për normalizimin e jetës në këtë gadishull, që kujton histori të gjata të fatkeqësive", vijoi m; tej ai. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2012, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori