Komisioni i Inceneratorëve merr në pyetje 3 administratorët, Kodra: Si i njoh Zoton, Mërtirin dhe Gugallën

Sot është mbledhur Komisioni Hetimor për Inceneratorët i cili ka thirrur për të dëshmuar administratorët e tre inceneratorëve: të Tiranës, Fierit dhe të Elbasanit.

Seancë me pyetjet është për Ariola Kodra – Administratore e Integrated Energy BV SPV;  Faraudin Arapi – Administrator e Inceneratorit “Albtek  Energy”; Loren Duzha – Administrator i Inceneratorit  “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”.

Administratorja e kompanisë që menaxhon fushën e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Ariola Kodra ka thënë se kompania është brenda afateve të kontratës për punimet.

Sipas saj sot zona është më e pastër dhe katastrofa e mëparshme nuk ekziston më.

“Sot qytetarët e Tiranës kanë një hapësirë moderne të trajtimit të mbetjeve, sot ajo situatë katastrofë nuk ekziston më. Ne jemi brenda afateve të vendosura nga kontrata për mbarimin e punimeve. Kontrata paraprake përfshin rehabilitim, rregullim të infrastrukturës së zonës, gjelbërim etj”, tha Kodra.

Ajo është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.

“Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotraktorë sepse kam një staf që kontaktoj. Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotraktorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit”, deklaroi Kodra./albeu.com