Goli i Messit në El Clasicon e vitit 2011, momenti kur ishte “gjunjëzuar” CR7 (VIDEO)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kundër njëri-tjetrit në aksion në secilin sezon, ishte diçka e jashtëzakonshme të shikohej.

Për nëntë vite, adhuruesit e futbollit u bekuan me dy prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve, derisa veshën fanellat e Barcelonës respektivisht Real Madridit, transmeton Periskopi.

Po i afrohemi dy viteve që prej kur e pamë për herë të fundit Messin dhe Ronaldon duke ndarë të njejtën fushë, me portugezin që iu bashkua Juventusit në Serie A, më 2018.

Tani rikujtojmë një moment interesant nga fitorja 3-2 e Barcelonës kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës, më 2011.

Ronaldo ishte kthyer prapa për të ndihmuar skuadrën të mbrohet nga një këndore e blaugranëve, për ta gjetur veten në zonën e penalltisë kur Gerard Pique me thembër pasoi topin te Messi.


Shtuar 22.04.2020 17:32