Thaçi: Kosova i tregoi botës se po ecën sigurt në rrugën euro-atlantike
Kryeministri Thaçi falenderoi sot qytetarët por edhe drekjtuesit e intstitucioneve për festimet madhështore me rastin e ditës së pavarësisë. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Thaçi u shpreh se dje Kosova kurorëzoi dinjitetshëm ëndrrën shekullore të qytetarëve të Kosovës para pesë vitesh.


"Ne duke shënuar ditën e pavarësisë, pra para pesë vitesh, plotësuam gjeografinë politike të Evropës së re, sepse u lind një shtet, shteti i Kosovës. Ky akt madhështor, origjinal dhe i papërsëritshëm i vullnetit të popullit ishte kryevepër e synimeve tona, e idealeve të shumë e shumë gjeneratave, e përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha që bënë qytetarët e Kosovës, që bëri populli ynë për liri dhe pavarësi. Ne zhvilluam betejë të drejtë dhe fituam. Fakti që beteja jonë u mbështet dhe u përkrah edhe nga shtete demokracisë botërore, jep mesazhin më të qartë për drejtësinë e përpjekjeve tona, për liri dhe rend demokratik." u shpreh kryeministri.

Sipas tij gjatë këtyre viteve, - u shpreh Thaçi kemi arritur njohje shumë konsoliduese, që po e fuqizojnë shtetin tonë, rreth 100 njohje.


Dje duke u organizuar dhe sot duke vazhduar me kremtime anë e kënd Kosovës, qytetarët e Kosovës, në mënyrë shumë të dinjitetshme, shumë të qytetëruar, pa as edhe një incident më të vogël, shprehën nderimin e tyre për nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, të rinjtë, të rejat, pleqtë e fëmijët, që ranë për lirinë e Kosovës.

"Dje shteti i Kosovës, në mënyrë shumë të dinjitetshme e institucionale, nderoi dhe respektoi sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Por, në të njëjtën kohë, ai organizim madhështor institucional, me pjesëmarrje gjithë qytetare, ishte edhe mesazh për të ardhmen e Kosovës Evropiane." vijoi me tej Thaci.

Sipas kreut te qeverise në këtë periudhë Kosova fitoi edhe betejën juridike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori