Thaçi: Kosova e Serbia në BE, si dy shtete të pavarura
Pëlqej
Hashim Thaci
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në bisedimet me Beogradin do të bëhet fjalë për të pagjeturit, për luftën kundër krimit, për infrastrukturën dhe energjetikën, por kurrsesi “nuk do të ketë bisedime për rregullimin e brendshëm të Kosovës”.

“Territori i Kosovës është i pranuar ndërkombëtarisht”, i tha Thaçi gazetës vjeneze, "Standard", dhe shtoi se Kosova “në tërësi do të zbatoj planin e Ahtisarit, lidhur me veriun” e Kosovës.

Zoti Thaçi tha se shpreson se Beogradi “do të ndryshoj qëndrimin” ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, dhe theksoi se Serbia “nuk mund të jetë konstruktive ndaj Brukselit, ndërsa shumë destruktive ndaj Kosovës”.

Kryeministri në largim i Kosovës, ka vlerësuar se përfundimi i procesit, që hapet me dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, do të jetë njohja e ndërsjelltë e Serbisë dhe e Kosovës.

“Pastaj, presim, para se gjithash, njohjen e atyre pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk na kanë pranuar ende”, tha Thaçi.

Ai theksoi se shpreson se Kosova, në të njëjtën kohë, do t’i bashkohet BE-së si Serbia, “si dy shtete të pavarura”.
Shtuar më 29/11/2010, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori