Thaçi: Kosova demokratike s'mund të ketë barrikada
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi është shprehur se në Kosovën e lirë dhe demokratike nuk mund të ketë më barrikada të pakalueshme në territorin e saj.

Sipas Thaçit, heqja e barrikadave është një sinjal se serbët dhe shqiptarët në Mitrovicë mund të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin.

“Ky veprim i arsyeshëm dhe i pritur i qytetarëve që jetojnë atje, dëshmon qartë pjekurinë dhe gatishmërinë për të jetuar në paqe, të lirë dhe pa barrikada. Heqja e barrikadës së fundit, është edhe një dëshmi tjetër e zbatimit me sukses të Marrëveshjës së 19 prillit 2013, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura", ka thënë Thaçi.

Në fund, Hashim Thaçi përmbyll duke thënë se barrikadatat, qofshin ata fizike apo mentale, nuk kanë vend në Kosovën demokratike ku të gjithë duam të jetojmë. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2014, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori