Thaçi: Komuniteti kroat i jep kuptim shoqërisë multietnike në Kosovë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e djeshme, i shoqëruar nga ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ka vizituar Janjevën. Me këtë rast ai ka premtuar përfshirjen e komunitetit kroat dhe të atij malazias në Kushtetutën e Kosovës dhe në Parlament, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuniteti kroat i jep kuptim shoqërisë multietnike në Kosovë dhe në të njëjtën kohë e forcon identitetin shoqëror e shtetëror. Me fillimin e ndryshimeve kushtetuese në Kosovë edhe bashkësia kroate do të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës përmes procesit të diskriminimit pozitiv. Sipas tij, ky komunitet do të jetë edhe pjesë e Parlamentit së bashku me komunitetin malazias”, është shprehur Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Thaçi ka theksuar se ndihet mirë që bashkësia kroate në Kosovë dhe bashkësia shqiptare në Kroaci janë urë lidhëse në mes të dy shteteve./Albeu.com/
Shtuar më 12/05/2016, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori