Thaçi komenton arrestimin e 40 personave që luftuan në Siri
Pëlqej
Kryeminsitri i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar arrestimet e bëra sot në orët e para të mëngjesit, ku u vunë në pranga 40 persona që kishin luftuar në Siri dhe Irak.

"Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetrore kanë filluar një aksion të gjërë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut. 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues. Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova nuk do të jetë asesi pjellë e personave që janë armiq të integrimit evropian të vendit./albeu.com/


Shtuar më 11/08/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori