Thaçi: Kjo vjeshtë, vendimtare për vizat
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, se anëtarët e këtij komiteti nuk duhet të merren me fushatën elektorale, por me përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi liberalizimit të vizave dhe procesin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Sipas RTK, Thaçi është shprehur se me vizitën e Komisionerit për Zgjerim më 18 tetor, nis formalisht negocimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërkohë, sipas tij, javëve në vazhdim priten edhe misione tjera vlerësuese për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. /albeu/
Shtuar më 04/10/2013, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori