Thaçi: Kjo është beteja e radhës me Serbinë
Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur konferencë për media, lidhur me takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel.

Thaçi ka thënë se beteja me Serbinë nuk zhvillohet duke i bojkotuar negociatat, por duke paraqitur argumente, të cilat thekson se janë në anën e Kosovës.

Gjithashtu ai ka thënë se beteja e kufirit me Serbinë do të jetë në tavolinë, jo jashtë saj, dhe se nuk do të lejojë të cenohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur, dhe se pala që refuzon dialogun dhe marrëveshjet në mes dy shteteve, do të jetë palë stagnuese, ndërsa pala që është gjeneroze në dhënien e ideve do të ecë përpara.

Beteja me Serbinë nuk zhvillohet duke bojkotuar negociatat por në tavolinë me argumente të cilat janë në anën tonë. Prandaj kemi përgjegjësi të gjithë”, ka thënë ai.

Ai është shprehur gjithashtu se Kosova do të jetë anëtare e OKB’së dhe do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.


Shtuar më 20/06/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori