Thaçi: Kemi fakte për të arrestuarit
Pëlqej
Kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një sërë çështjes që e shqetësojnë Kosovën kohët e fundit.

Ai u shpreh se për 40 të arrestuarit ka fakte që i implikojnë ata në marrjen pjesë në organizata terroriste.

"Angazhimet e fundit të organeve të sigurisë së Kosovës kanë qenë në përputhje të plotë me agjendën tonë të pakompromis në luftë kundër elementëve ekstremistë të çfarëdo ideologjie, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë tonë kombëtare. Ne së shpejti do ta kalojmë edhe ligjin për njerëzit që marrin pjesë në luftërat jashtë Kosovës. Jemi vendi i parë dhe qeveria e parë në rajon që po e procedon një ligj të tillë, që është edhe një dëshmi se vërtetë jemi të pakompromis në betejën kundër së keqes. Kosova është vend i lirë dhe i pavarur", tha Thaçi.

Hashim Thaçi nënvizoi se Kosova është shtet demokratik dhe se qytetarët e saj do të respektojnë vetëm Kushtetutën e Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori