“Kopje e të atit”, djali i dy artistëve të mirënjohur nxjerr foton e para 13 viteve me të ëmën (FOTO LAJM)

Anthoni Çako, djali i dy artistëve të mirënjohur Inva Mula dhe Pirro Çako prej vitesh jeton në Francë.Por duket se është bërë nostalgjik teksa ka postuar disa foto nga fëmijëria me nënë e tij në profilin e tij në Instagram.

Anthoni ka qenë dhe është një nga fansat më të mëdhenj të karrierës së nënës së tij. Jo më kot ka ndarë me ndjekësit këtë foto kur ka qenë fare i vogël dhe këtë foto ku me siguri ka qenë në ndonjë nga koncertet e saj.

Pirro Çako dhe Inva Mula ish të martuar prej 22 vitesh por në mars të vitit 2009 çifti u divorcua. Inva Mula u martua me Hetem Ramadanin, me të cilin ajo ka një vajzë, Ninën, ndërsa Pirro është bërë baba i një djali të vogël që e ka quajtur, Amadeus.