Thaçi: Kam bindjen se marrëveshja do të arrihet
Edhe pse po shkojnë drejt raundit të nëntë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet optimist për sa i takon arritjes së marrëveshjes. Thasçi thotë se ka bindjen e plotë se marrëveshja mes dy vendeve do të arrihet.

“Në Kosovë ka zëra skeptik që nuk besojnë në arritjen e një marrëveshje, por unë jam optimist se kjo do të ndodhë”, ka thënë Thaçi.

Sa ka bindjen e plot dhe është optimist për arttijen e marrëveshjea, ka gjithashtu bindjan se vështirësia është e madhe në implementimin e marrëveshjes.

“Me arritjen e marrëveshjes gjërat do të fillojnë të normalizohen, vështirësi do të ketë, kundërshtarë të kësaj marrëveshje gjithashtu do të ketë, por vullneti i atyre që arrijnë marrëveshje dhe i faktorëve mbështetës është më i fuqishëm se i atyre që e kundërshtojnë”, është shprehur Thaçi në një konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas Indeksonline, sa i përket procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, kreu i qeverisë tha se nuk mund të tërhiqen paralele me bisedimet që janë zhvilluar në Vjenë e Rambuje.

“Kushdo qe mendon të bëjë një balancim të dialogut aktual Kosovë-Serbi, me ato të Rambujesë ose Dejtonit, nuk qëndrojnë. Takimet e Brukselit, kanë për qëllim normalizimin e raporteve me Serbinë, por jo edhe prekjen e statusit, apo ato të sovranitetit të shtetit tonë”, ka vlrësuar Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori