Thaçi ka takuar në një drekë pune Borut Pahor (FOTO-LAJM)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në një drekë pune Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Thaçi e ka njoftuar Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor me të arriturat e shtetit të Kosovës, me procesin e konsolidimit të insitucioneve demokratike të Kosovës, me reformat që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, si dhe lidhur me integrimin afirmativ të të gjithë komuniteteve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Në takim, Kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto marrëdhënie të zgjerohen edhe më shumë, në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik, të arsimit, të kulturës dhe në fushat tjera.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka vlerësuar lartë përkushtimin e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Z.Pahor ka theksuar se arritja e marrëveshjes ndërshtetërore për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, është një fillim i mbarë për perspektivën evropiane të rajonit në tërësi. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori