Presidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi, ka dënuar ashpër vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” në veri e vendit, Oliver Ivanoviq.
“I ftoj
organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejtë rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”, ka thënë
presidenti Thaçi.
Ai ka apeluar te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me
organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje.
Shtuar më 16/01/2018,
ora 11:36