Thaçi: Jemi në hapat finalë për formimin e ushtrisë
Presidenti Hashim Thaçi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së.

Thaci ju drejtua ushtarëve të FSK-së dhe të pranishmëve duke përgëzuar për diplomim rekrutët.

Ai tha se këtë ceremoni e bën më madhështor fakti se po diplomojnë rekrutë të komuniteteve, transmeton Zëri.

"Institucionit që po iu bashkëngjitni është institucioni më demokrat, multietnik. Në përputhje me rekomandimet e sektorit të sigurisë po punojmë të përfundohet transformimi i FSK-së në ushtri. Askush në Kosovë, në rajon apo më gjerë nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të suksesshëm", thekson Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se pjesëtarët e FSK-së me krenari po përfaqësojnë standardet e larta të kësaj force dhe se FSK-ja meriton duartrokitje të fuqishme.

"Prandaj ju meritoni duartrokitje të fuqishme sepse me këto rezultate ju na bëni të ndihemi krenar çdo ditë me ju.

Transformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar me hapa të ndryshme por me qëllim të qartë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Do të hedhim hapa të plotë bashkë me aleatët tanë ndërkombëtarë. Përbërja multietnike është mesazhi më i mirë sesi duhet të integrohen pakicat. Pra përbërja multietnike e FSK-së.

Jam krenar për arritjet dhe sukseset tuaja", tha Thaçi.

Sipas tij, transformimi i FSK-së është proces që ka kaluar në faza të mundimshme, por gjithmonë drejt një qëllimi të qartë.

Presidenti tha se është arritur në hapat finalë për formimin e ushtrisë dhe këta hapa ai tha se do t’i hedhin në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Shtuar më 07/07/2017, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori