“Borde shushunjë”, Berisha: Po i nxijnë jetën shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar sërish Bordin e Trasparencës, që vendos çmimet për karburantet prej kohësh në vend.

Berisha thotë se këto Borde po i nxijnë jetëm qytetarëve shqiptarë.

“Prej kohësh janë denoncuar bordet, dhe sot një bastard i bllokëmenve hoxhistë e konfirmoi këtu krenarisht se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë bordet i denoncoj si shushunja që po u pinë gjakun e po futin në depresion me çmimet stratosferike. Ai që ia mbathi, kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij duke shkelur rregulloren në çdo nen. Ai tha që po bën heroizëm me energji. Ky vend nuk prodhon as nga nafta as nga gazi, gjithë energjinë e ka nga burimet ujore,” shprehet Berisha. /albeu.com