Thaçi i përgjigjet Florin Krasniqit
Pëlqej
Hashim Thaci
Pas tubimit elektoral të PDK-së në Rahovec, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar edhe padinë e kandidatit për deputet të lëvizjes “Vetëvendosje” Florin Krasniqi të deponuar kundër tij në Gjykatën Komunale të Prishtinës duke e akuzuar atë për shpifje.

“Janë thjesht akuza qesharake, tendencioze me karakter elektoral dhe do të duhej që ata njerëz t’i kërkonin ndjesë qytetarëve për pretendimin për të inkriminuar fushatën elektorale”, ka thënë Thaçi i cili më pastaj ka bërë të ditur edhe njëherë vizionin e tij për periudhën 4 vjeçare të qeverisjes eventuale.

“Unë do të vazhdoj të prezantoj popullin tim, vizionin tim për periudhën katërvjeçare të shtetit të Kosovës, për ta integruar edhe në NATO edhe në BE”, ka thënë Thaçi.
Shtuar më 17/11/2010, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori