Thaçi i kërkon njohje një shteti afrikan
Pëlqej
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour. Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.

"Kreu i shtetit tha se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar.

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Tutje, presidenti Thaçi theksoi se vetë procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme botërore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar"- thuhet në komunkatën drejtuar mediave.


Shtuar më 23/09/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori