Thaçi i kërkon falje Erdoganit për raportimet kundër tij në mediat e Kosovës (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti i Kosovës">Kosovës, Hashim Thaçi ka siguruar Turqinë dhe homologun e tij Erdogan për besnikëri të plotë ndaj tij duke kërkuar indirekt falje edhe për raportimet e ndryshme të medias kosovare mbi Turqinë e Erdoganit.

Në intervistë për AA, Thaçi u shpreh ndër të tjera se në Kosovë ne kemi mundësi të pafundme të fjalës së lirë dhe hapjes së mediave dhe rrjeteve sociale. Gjithkush mund të japë mendimin e tij, qoftë edhe pa kompetencë, por raportet Kosovë-Turqi janë përmbi ato që fliten ndonjëherë aty, raporton Albeu.com.

"Unë ftoj investitorët turq të investojnë në Kosovë, pasi edhe ata që kanë investuar janë të kënaqur", tha Thaçi gjithashtu. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori