Thaçi i gëzohet hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimin e Raportit të Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është shprehur i gëzuar që Komisioni Evropian ka vlerësuar punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat e bëra.

Ai ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë. HTH /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori