Thaçi i frikësohet bllokut
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, kërkesën e Adri Nurellarit për të shkuar në zgjedhje të reja e shikon si presion nga ana e Hashim Thaçit.

Sipas Beqirit, PDK-ja dëshiron të "largojë" nga blloku njërën nga partitë, me qëllim që blloku të mos e ketë mundësinë të zgjedhë kryetarin e parlamentit.

“Nëse ai mendon se e frikëson dikë me këtë, atëherë ne mendojmë se ky është një lloj shantazhi për dikë nga partitë e koalicionit paszgjedhor. Ne i themi atij se e ka shumë gabim dhe shkuarja në zgjedhje të reja nuk është asnjëherë frikë e Bllokut. Por, nuk ka as arsye a as nevojë që Kosova të shkojë në zgjedhje kur ekziston mundësia për formimin e institucioneve kur dihet se Blloku i ka votat”, tha Beqiri për Politiko.net.

Ismet Beqiri u shpreh se LDK-AAK-NISMA kanë më shumë deputetë se PDK-ja , pasi që janë në Kuvend 83 deputetë nga blloku dhe vetëm 37 nga PDK-ja. /alberu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori