Thaçi i bindur se do të bëhet president
Zëvendëskryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë se i ka numrat në Kuvend për tu zgjedhur president.

Këto komente ai i ka bërë të martën pas një vizite së bashku me ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson në fshatin Poklek të Drenasit.

Thaçi tha se do të zbatohen tërësisht marrëveshjet mes PDK-së, LDK-së dhe partive që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Do të respektohet në përpikëri Kushtetuta dhe ligjet, si dhe të gjitha procedurat, në kuadër të legjitimitetit të plotë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e natyrisht procedurat e nevojshme dhe të domosdoshme legale, prandaj mendojë që në këtë drejtim nuk ka ndonjë dilemë apo dramë", tha Thaçi.

Ai shtoi se e ka edhe mbështetjen e Listës Serbe për tu zgjedhur president i Kosovës. /Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori