Thaçi i ashpër ndaj Kurtit pas refuzimit që i bëri: Antiamerikan, gënjeshtar, i frustruar, i padinjitet
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po vazhdon sipas tij gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Përmes Facebook Thaçi ka thënë se Kurti është i paguxim për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe për ta vendosur reciprocitetin, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka theksuar se Kurti ka qenë kundër Administratës së Bill Clinton dhe të George Bush dhe procesit të Vjenës prej ku buron Pakoja e Ahtisaarit.

Sot Kurti ka pasur një ftesë nga Thaçi për takim, por që Kryeministri nuk është paraqitur.

Postimi i plotë:

PËRPËLITJET E KURTIT

I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.

Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.

Përqesh dhe saboton shtetin.

Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.

I padinjitet.

Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.

Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.

Qesharake për Kosovën.

Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.

Rikujtoj:

Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.

Ishte kundër administratës Klinton.

Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.

Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.

Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.

E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.

Në anën e kundërt të historisë.

Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.

Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë. HTH
Shtuar më 11/03/2020, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori