Thaçi: Hyrja në fuqi e demarkacionit, siguron lëvizjen e lirë
Presidenti i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se hyrja në fuqi e marrëveshjes së dekretuar prej tij mbi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mës Kosovës dhe Malit të Zi, përveç që siguron lëvizje të lirë, forcon edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit.

Postimi i plotë:

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sot dekretova Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, përveç që siguron lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, do të forcojë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori