Strakosha rrit kërkesat, kërkon dyfishimin e pagës tek Lazio

Lazio dhe Thoma Strakosha kanë një çështje për të zgjidhur midis tyre: ajo është rinovimi i kontratës së gardianit të kombëtares shqiptare.

Strakosha, sipas asaj që raporton “Il Messaggero” dëshiron të rinovojë me klubin bardhekaltër, mirëpo ai ka një kërkesë për drejtuesit e klubit përpara se të firmosë kontratën.

Gjithashtu edhe Lazio nga ana tjetër dëshiron rinovimin e kontratës me 25 vjeçarin, por sipas medias italiane, Strakosha i ka kërkuar drejtuesve të klubit dyfishimin e pagës.

Gardiani kuqezi aktualisht merr 1 milion euro në vit dhe do të dëshironte një rritje page me 2 milionë euro, në mënyrë që të mbetej në kryeqytet.

Kontrata e tij skadon në 2022 dhe rinovimi i fundit daton tre vjet më parë. Megjithatë, rinovimi i kontratës është në rrugën e duhur.


Shtuar 7.06.2020 09:48