Spiropali i përgjigjet Berishës: Ndjeva keqardhje për sulmin ndaj jush, por jeni politikan që frymëzoni dhunë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj Berishës në lidhje me akuzat se Rama fshihet pas sulmit ndaj tij me grusht më 6 dhjetor.

“Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Por je politikani që më shumë se kushdo ka frymëzuar dhunë. E dëshmuar dhe sot në këtë foltore. Dhe kanë përmendur dhunën si mjet për të arritur dhunën tuaj. Forca ime politike dhe unë si pjesë e saj jemi kundër dhunës.  Nuk bëjmë asnjë dallim me grushtin që godet kundërshtarin apo grushtin dhe plumbat ndaj nesh. Berisha nga kjo foltore ushtoi dhunë. Ne besojmë se vota është ndëshkuesi politik dhe drejtësia që dënon ata. Berisha, ktheje kokën pas, zhytu në kujtesë dhe mundohu njëherë të thuash të vërtetën. Jo me mua, por me të gjithë ata që të dëgjojnë. Kujtohu çfarë kë bërë vetë. Unë ndjehem e keq ardhur që një agresor u bë shembull i një dhune të shëmtuar. Berisha gënjeu për rrahjen e tij. E beri me të njëjtin ton ku më 21 janar mbante fjalime se në shesh ishin mbledhur njerëz të armatosur që qëllonin njëri tjetrin, me të njëjtin ton që foli për Gërdecin”, tha Spiropali.


Shtuar 12.12.2022 18:28