Thaçi: Grupet në Bruksel do kenë rezultate pozitive
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë, të cilët i ka njoftuar për procesin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill në Bruksel, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se pas miratimit të planit të zbatimit, Qeveria ka miratuar dhe më pas ka proceduar në Kuvend ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Grupet janë në Bruksel dhe unë besoj se do të kemi rezultate pozitive” ka thënë kryeministri Thaçi.

“Është e rëndësishme që MSA të jete substanciale, dhe procesi në fund të rezultojë me Kosovën si anëtare e barabartë e BE-së”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka siguruar ambasadorët e BE-së se zbatimi i marrëveshjes nuk do të ngecë apo vonohet për shkak të Kosovës, por ka thënë se pret që Serbia të ketë të njëjtin përkushtim. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori