Rama reagon ashpër për lajmin e konteniereve: Plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me shkrimin që kanë publikuar sot mediat italiane se lajmi për 1400 kontenierët nga Italia që ishin futur në Shqipëri për t’u groposur ishte porositur nga këshilltari i Metës. Ilir Kulla.

Rama ka akuzuar opozitën, që sipas tij me këto “shpifje plehrash” synonte të furnizonte me municion kundër tij, çadrën e PD që ishte ngritur poshtë dritares së tij.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit!

Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan kryeministri.


Shtuar 5.06.2020 13:18