Historia qesharake që gati e besuan të gjithë: 500 luanë rrugëve të Rusisë (FOTO LAJM)

Breaking News: Rusia lëshon më shumë se 500 luanë rrugëve për t’u siguruar që njerëzit nuk do të dalin nga shtëpia gjatë situatës së pandemisë. Pasuar nga: Vladimir Putin lëshoi 500 luanë që t’i bëjë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Fotoja u shpërnda kudo.

Siç mund ta shihni në vijim, nëpër Twitter dhe rrjetet e tjera sociale, gjatë ditë së sotme qarkullon kjo foto, ku duket një luan që “patrullon” në një rrugicë të errët.

Në një pjesë të mirë të komenteve, njerëzit shkruan: “Hey, a është e vërtetë?”. Nuk e dimë se çfarë i shtyu që ta besonin, (khëm…Putin…khëm), por ja që ndodhi. Në disa postime të tjera, u shkrua se kishte edhe 800 tigra nëpër rrugë, a thua se luanët dhe tigrat komandohen me telekomandë dhe mund të zëvendësojnë ushtrinë dhe policinë. Ç’fantazi!

Gjithsesi nuk ka asnjë media ruse dhe asnjë media prestigjioze ndërkombëtare që konfirmon këtë lajm absurd.


Shtuar 23.03.2020 10:02