Thaçi: Fushatë të qetë dhe demokratike
Pëlqej
Hashim Thaci
Kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi është i bindur se partia e tij do të dal fituese në zgjedhjet e përgjithshme në vend. Thaçi tha se institucionet e Kosovës të udhëhequra nga PDK-ja kanë arritur objektivat kryesore , lirinë dhe pavarësinë dhe sipas tij, është e vetmja, kjo parti që mund të arrijë edhe qëllimet tjera siç është anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi tha se vetëm subjekti që ai drejton mund të realizojë qëllimet e qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. Thaçi me këtë rast u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Kreu i PDK-së gjithashtu bëri thirrje për një fushatë të qetë dhe demokratike. Ai me këtë rast garantoi se PDK-ja do ta zhvilloi një garë elektorale si parti e moderuar. Ndërkohë Thaçi u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që tani lirisht mund të quhet edhe lëvizje gjithë popullore sepse është e vetmja që edhe sot po i ruan institucionet vendore.

Ndryshe, sot në PDK kanë aderuar 50 profesorë kryesisht nga Fakulteti i Kulturës Fizike, por edhe disa nga fakultete e tjera.
Shtuar më 19/11/2010, ora 20:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori