Sapo kishte dalë nga burgu, artisti konfirmon vdekjen e të birit (FOTO LAJM)

Djali i artistit të famshëm, Nick Cave vidhte ushqim për të mbijetuar në muajt e fundit para vdekjes së tij tragjike. Jethro Lazenby vdiq në moshën 30-vjeçare, tha muzikanti yll të martën. Shtatë vite më parë humbi djalin pasi ra nga një shkëmb në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ishte liruar së fundmi nga burgu për një sulm të rëndë ndaj nënës së tij. Në nëntor të vitit të kaluar, policia arrestoi Lazenby pasi ai u kap duke vjedhur disa ushqime me vlerë 12 dollarë një dyqan. Më vonë, u arrestua sërish pasi u kap duke vjedhur sërish ushqim.

Performuesi legjendar Nick Cave nuk u takua me Lazenby derisa djali ishte rreth 7 vjeç

Lazenby do të burgosej në mars mes akuzave se ai kishte sulmuar nënën e tij pasi ajo refuzoi t’i blinte atij një paketë duhani. Sulmi brutal brenda shtëpisë së saj në Collingwood e kishte lënë të gjakosur dhe të mavijosur. Ai ishte liruar me kusht.


Shtuar 10.05.2022 15:23