Pesidenti i Kosovës, Hashim
Thaçi, ka
kërkuar që të takohet sot me kryeministrin Albin
Kurti.
Siç bëhet e ditur nga Presidenca, kreu i shtetit i ka lënë të hapura tri orare për
Kurtin, atë në ora 10:00, në ora 11:00 si dhe në ora 12:00.
Kujtojmë se dy ditë më parë
Kurti refuzoi ftesën e Thaçit për takim duke thënë se nuk e takon presidentin si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm si kryeministër.
Ndërkohë në vend
presioni amerikan për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është rritur, ndërsa
Thaçi i ka
kërkuar qeverisë që të mblidhet dhe ta heqë menjëherë këtë masë ndaj Serbisë.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 09:09