Zaev i zbuloi tradhtinë, Thaçi thotë se i kërkoi falje (VIDEO)
Presidenti Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat, tha se ka pasur një bisedë telefonike 20 minutëshe me Zaev, të kërkuar nga ky i fundit, ku e ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimti dhe gjithçka ka thënë nuk ka asnjë bazë zyrtare.

Thaçi u shpreh : "Kam zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike 20 minuta. Zaev më ka thirrur mua si President për tu sqaruar. Më ka thënë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka ka folur për komunat e Kosovës që do ti jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lancimet në media. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë ka theksuar se ajo çfarë ka folur me mashtruesit që e kanë thirrur në telefon kanë qenë gjëra që nuk përkojnë me Kosovën. Ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por thashetheme dhe lajme të rreme nga gazeta ruse Putnik."

Thaçinuk la pa përmendur edhe raportin e Kosovës me Maqedoninë e Veriut duke i quajtur ato korrekte.

Presidenti i Kosovës madje zbuloi se edhe ai vetë ka qenë në shënjestër të dy komedianëve rusë para 8 muajsh.

"Kanë tentuar të depërtojnë dhe në zyrën time.Para 7-8 muajsh kjo përpjekje. Falenderoj kabinetin për punën e tyre shumë profesionale që kanë shmangur këta dy mashtrues", tha Thaçi.

Dy komedianë rusë mashtruan përmes dy bisedave telefonike kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke ju shtrirur si ish-Presindeti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në biseda flitet për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër të tjera, Zaev thotë se ai dhe kancelarja Merkel janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.



Shtuar më 11/07/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori